OFL u ka dërguar formularin për deklarim pasurie, dy të dënuarve në Tiranë, për trafikim të lëndëve n*arkotike. Ata janë identifikuar si Alfred Beqiri dhe Besim Zenuni, të cilët duhet të përgjigjen brenda 48 orëve, për të gjitha pyetjet e OFL-së.
Njoftimi i plotë: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special, për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për k*rim të organizuar, apo k*rime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A.B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i nar*kotikëve”;
B.Z., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i nar*kotikëve”, mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë, si dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente, mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit, të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi, për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.



