Janar-shkurt, më shume krime se viti i kaluar

0
10

Bilanci i vrasjeve në 2 muajt e parë të 2019-ës njohu rritje, përfshirë këtu edhe krimet në familje. Vetëm në periudhën Janar-Shkurt numërohen 16 vrasje. Krahasuar edhe me të dhënat zyrtare të INSTAT, në vitin 2018 në tremujorin e parë u regjistruan 12 vrasje,  ndërsa këtë vit përllogariten 4 vrasje më shumë në një kohë më të shkurtër. Në 2 muajt e parë të 2019, përveç vrasjeve me sfond kriminal vërehet edhe një rritje e krimeve në rrethana familjare. 2 gra janë vrarë nga bashkëshortët, 2 të tjera nga kunetërit, apo rasti ku dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas edhe veten. Rasti i fundit i rëndë ishte ai i Vlorës ku nipi adoleshent vrau gjyshin e tij. Në total vitin që lamë pas u shënuan 51 vrasje.

 

Zjarr Tv Ad