Votimi në referendum për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e anglezëve. Sipas të dhënave të Zyrës për Statistika Kombëtare bëhet e ditur se përpara votimit jeta në Britani po përmirësohej. Deri në vitin 2016, njerëzit në Britani u ndien mesatarisht më mirë për jetën e tyre, duke gëzuar shëndet më të mirë mendor, duke u ndier më pak të vetmuar dhe më të lidhur me fqinjët e tyre. Zyra për Statistikat Kombëtare ka arritur në përfundimin se për të gjitha këto masa, mes viteve 2011-2016, gjërat po përmirësoheshin dhe lumturia e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar ishte në përputhje me atë të fqinjëve të saj të Bashkimit Europian. Por gjithçka duket se u përmbys që pas votës pro “Brexit”. Që nga fundi i vitit 2017, indeksi i mënyrës së të jetuarit është ulur ndjeshëm për qytetarët britanikë. Nivelet e ankthit u rritën në prag të referendumit dhe vazhduan të tilla duke kulmuar në fund të 2017-ës. Në pranverë të vitit 2018, njerëzit patën besim tek ushtria, policia dhe gjykatat më shumë se BE, qeveria dhe parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, sipas votimit, në 29 mars do të aktivizojë procesin e largimit nga Bashkimi Europian.




