Thursday, April 23, 2026
Ballina Aktualitet Jo në Portokalli! Ky është emisioni ku do ta shohim Visjan Ukcenajn...

Jo në Portokalli! Ky është emisioni ku do ta shohim Visjan Ukcenajn këtë sezon

0
403

Aktorin e njohur të humorit, Visjan Ukcenaj, nuk do ta shohim më në spektaklin “Klanifornia” në “TV Klan”.

Ky sezon i ri televiziv e gjen Visjanin në një tjetër televizion, “Top Channel”. Lart e poshtë po përflitej se aktori do të ishte pjesë e kastit të “Portokallisë”, por nuk është kështu!

Tashmë, Visjani po bëhet pjesë e moderimit dhe do të drejtojë emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, një emision i dedikuar politikës dhe aktualitetit.

“Ndryshe” do të transmetohet çdo të martë në orën 18:00.

Mezi presim të shohim si do t’ia dalë Visjani në moderim!/albeu.com

Zjarr Tv Ad