Humoristi dhe njëkohësisht, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda, ka komentuar në një status në profilin e tij në facebook deklaratën e Ramës se kush prek zgjedhjet nuk hyn në Amerikë. Me nota ironie, Deda, shkruan se Rilindasit kanë 6 vite që i shprishin dhe i vjedhin zgjedhjet dhe hyjnë e dalin sa herë duan në Amerikë?
“Kush prek zgjedhjet nuk hyn në Amerikë??
Ë.T. F ..?!?1
Rilindasit kanë gjashtë vite që i prekin, i shprishin, i vjedhin, i blejnë, i dhunojnë dhe i sakatojnë ato dhe prap hyjnë e dalin në USA sa herë të duan …!?!
P,S Nuk besoj se ky dopio standard vjen nga Amerika e vërtetë …!, shkruan Deda.”




