Ka mbetur pa energji elektrike gjysma e qyteteve në vend…

0
21

Në orën 09: 15, si pasojë e një avarie në Sistemin e Transmetimit të OST-së, është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH-së, në rajonin Durrës dhe atë Jug-Perëndimor.

Si pasojë, kanë mbetur pa energji elektrike rajonet që furnizohen nga këto nënstacione: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.

Aktualisht, janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti, i OST të nënstacioneve në këto zona.

Zjarr Tv Ad