“Ka vendosur buzëkuq, por nuk është larë”/ Revoltohet Saimir Korreshi: Turp të keni po rruani lekët, s’më ndërpret ti mua o zonjë…

0
1015

Komisioni i Ligjeve, u përfshi në mbledhjen e sotme nga debate të forta për gjendjen ku ndodhet sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike. Deputeti i PD-së i zgjedhur në Lushnje, Saimir Korreshi, akuzoi për punësime politike dhe gjendje të mjerueshme të “Elektrikut” në qytetin e tij.

Debati në Komisionin e Ligjeve

Saimir Korreshi: Nuk pranoj për diskutim vetëm diçka, që këtu na u tha nga drejtori i OSHEE-së na është rritur në performancë. Ka vendosur buzëkuq, por nuk është larë. Në të gjithë fshatrat e Lushnjes, një vesë shi dhe nuk ka drita, rrjeti është tejet i am*ortizuar.

Së dyti; të gjithë drejtuesit, punëtorët në Lushnje, OSHEE i ka punëtorë partie. Kjo e zhyt OSHEE-në më keq, njerëzit i kanë hequr se kanë djergur flamujt e PS-së dhe kjo e ka ulur performancën. Zyra e shërbimit në Lushnje, nuk ka elektricistë. Dhe kur marrin në telefon nuk kanë makinë, i çon policia elektricistët për të rregulluar defektin. Do i kthehem edhe njëherë atij zv/ ministrit.

Klotilda Bushka: Hajde tani boll më u bëtë qesharakë

Saimir Korreshi: Unë nuk e mbyll se ai është qytetar lushnjar. Ti nuk më ndërpret fare mua se nuk je kryetare e komisionit. Nuk më ndërpret fare.

Dashnor Sula tenton ta qetësojë Saimir Korreshin

Saimir Korreshi: Nuk më ndërpret ti fare o zonjë. Çfarë bëhet këtu, budallallëqet janë tuajat, që po rruani lekët. Nuk keni turp.

Klotilda Bushka: Zoti Korreshi mbaroni fjalën

Saimir Korreshi: Ai qytetari që ka vdekur, është i nderuar, nuk ka vuajtur as trutë as nga depr*esioni, është nga turpi 35 mijë lekë të vjetra. Nuk kishte vjedhur energji, por vetëm se kishte një sahat për shtëpinë dhe dyqanin dhe këta nuk bënin diferencimin e taksimit të borxhit si biznes dhe shtëpisë. Nuk është turp të rrijë në burg. Të thuash ka ikur nga mendtë e kokës, nuk mund ta pranoj, turp ta ketë ai që e tha. Ai ka qenë fisnik burrë. Ka një shprehje në andej, është pak b*anale, nuk po e them, por thotë “njëri vërshëllen andej nga Leçja dhe ikin dritat në Lushnje”.

Zjarr Tv Ad