Wednesday, August 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kaloi një grua’, ekspozita me 28 piktura nudo, Leka himnizon portretin e...

Kaloi një grua’, ekspozita me 28 piktura nudo, Leka himnizon portretin e gruas

0
175
Zjarr Televizion Adccccc

Ekspozita “Kaloi një grua” e piktorit dhe profesorit Gazmend Leka himnizon portretin e gruas, të zhveshur nga të gjitha truket,  ku bashkohet harmonia femërore me harmoninë mëmësore. Leka rrëfen se si erdhën tek ai këto punime, ndërsa kuratori Ermir Hoxha ndalet tek e kuqja e munguar e pasionit.

“Kaloi një grua” është ekspozita e fundit e piktorit dhe profesorit Gazmend Leka, çelur në galerinë FAB. Një grua që hera-herës u afrohet perëndive, pa tentuar të mitizohet, vjen ashtu qartë si drita në 15 tablotë në vaj e 13 vizatime, për të himnizuar të bukurën tokësore, gruan-poezi, atë që adhurojmë çdo ditë pa truket e make up-it, atë që është fillesa e gjithçkaje, nga lind dhe merr krahë një jetë. Në një intervistë për Syri Tv, profesor Gazmend Leka rrëfen se si erdhën te shpirti i tij i ndjeshëm këto punime.

Detaji që intrigoi kuratorin Ermir Hoxha ishte mungesa e ngjyrës së kuqe, që donte ta lidhte me pjesën e erosit standard, i cili është komplet ndryshe nga nudot që propozon Leka:

Për të gjithë dashamirësit e artit, ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve të Bukura deri më datë 12 nëntor.

Zjarr Tv Ad