Një sipërmarrës i vogël nga Umbria( Itali), ka hedhur në gjyq ish–bashkëshorten e tij, pasi ajo e kishte gënjyer për 20 vite rresht.
Ish–bashkëshortja, e kishtë bërë atë të besonte se fëmijët që ata kishin nga martesa e tyre, ishin të tij.
Çifti u nda në fillim të viteve 2000, ku si pjesë e procedurës, babai u caktua të mbështeste dy fëmijët, tani të rritur.
Gjatë procedurës, u krye edhe testi i ADN-së, që çoi në përjashtimin zyrtar të atësisë në vitin 2018.
Prandaj vendimi i gjykatës civile, në shkallën e parë, ka urdhëruar që burrit t’i kthehet mbrapsht kompensimi prej 150 mijë eurove, për mbajtjen e fëmijëve për rreth njëzet vjet.



