Monday, August 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Kam bërë burg për Lul Bravën, më ka hequr nga lista e...

“Kam bërë burg për Lul Bravën, më ka hequr nga lista e anëtarësisë”, demokratja akuza Bashës: Ai s’ka çfarë lyp më në Shkodër

0
148
Zjarr Televizion Adccccc

Këtë të dielë Komisioni i Rithemelimit në degën e Partisë Demokratike në Durrës po mban primaret, për të zgjedhur kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Anëtarja e PD Shkodër e ndodhur sot në ambjentet ku do bëhet procesi i votimit hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke u shprehur se i ka hequr emrin nga lista, pavarësisht se ajo e ka kartën e anëtarësisë.

Demokratja Shpresa Qehaja u shpreh se për shkak të Bashës ka bërë dhe burg kur dilte në protesta dhe i jepte votën, e sot ajo thekson se votën e meriton vetëm ish-kryeministri Sali Berisha.

“Unë nuk e kisha emrin në listë, pavarësisht se kam kartën e anëtarësisë, unë jam demokrate e flaktë me shpirt e zemër. Në protestën e parë kam hyrë në burg për Lul Bravën dhe akoma sot ndjek gjyqe, se kam marrë pjesë në 13 protesta të PD-së.

Kam protestuar për të drejtat e mia, në 8 janar hëngra helm e sot jam akoma e sëmurë. Helmi i asaj dite është më i lehtë se ai i Lul Bravës, ai në Shkodër nuk ka çfarë lyp më. Ai e di se unë votoj për Berishën, pikë! Prandaj më ka hequr”-tha ajo.

Zjarr Tv Ad