Saturday, April 11, 2026
Ballina Aktualitet ‘Kam punuar që 14 vjeç por, papunësi ka kudo në botë’, Ironizon...

‘Kam punuar që 14 vjeç por, papunësi ka kudo në botë’, Ironizon Nard Ndoka: Po flas edhe unë si Elisa Spiropali

0
83

Kryetari i Partisë Demokratike Nard Ndoka është rikthyer në retrospektivë duke folur për punësimin. I ftuar në ‘Wake Up’ ka rrëfyer se ka filluar punë që në moshën 14-vjeçare në Fierzë dhe se fëmijët e tij kanë mësuar që të mos përfitojnë nga puna e tij apo nga fakti që është politikan.

Por, si në çdo deklaratë të tijën, Ndoka ka dashur të bëjë edhe pak batutë, duke u shprehur se papunësi ka kudo dhe se po citonte ministren e Marrëdhënieve të Parlamentit, Elisa Spiropalin.

 “Papunësi ka kudo në botë… po flas si Elisa Spiropali”- tha Ndoka.

Sipas tij, papunësi ka kudo në botë, por në vendin tonë mungojnë politikat për punësimin.

“Unë kam punuar që 14 vjeç në Fierzë. Edhe fëmijët e mi i kam futur në punë që 14 vjeç, kamerier, banakier”, ka rrëfyer ai më tej.

Zjarr Tv Ad