Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dhe qeveria e tij kanë humbur votëbesimin e parlamentit në një seancë të posaçme. Ky vendim erdhi pasi zv/kancelari, i cili ishte edhe kreu i partisë në koalicion u përfshi në një skandal korrupsioni.
Presidenti i Austrisë tani duhet të vendosë se kush do të jetë kancelari i ri.
Ky lider do të kryesojë një qeveri kujdestare përpara zgjedhjeve, të parashikuara në shtator.




