Kufiri jugor i Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga kaosi për shkak të kontrolleve të rrepta që po ushtrohen nga kamionëve të mallrave. Në përpjekje për të ulur numrin e azilkërkuesve, Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme dislokoi rreth 750 oficerë në kufi, ndërkohë presidenti Trump u tërhoq nga kërcënimi për të mbyllur kufirin.
Kamionët që transportojnë mallra nga Meksika në Shtetet e Bashkuara po ndeshen me orë të gjata për të kaluar kufirin pasi autoritetet doganore amerikane e ngadalësuan ritmin e përpunimit të mjeteve.
Të martën, presidenti amerikan Donald Trump bëri një hap prapa dhe u tërhoq, pasi më herët kërcënoi me mbylljen e kufirit jugor me qëllim luftimin e emigracionit të paligjshëm.
Por presidenti u ndesh me presionin e komunitetit të biznesit, pasi një veprim i tillë do të shkaktonte kaos në zinxhirët e furnizimit me mallra dhe ndikonte tregtinë me vlerë 1.7 miliardë dollarë në ditë.
Por riorganizimi i agjentëve kufitarë javën e kaluar për të menaxhuar numrin e lartë të familjeve të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika ka sjellë vonesa deri në 12 orë për kamionët e mallrave.
Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme ka dislokuar rreth 750 oficerë në kufi, ndërkohë autoritetet doganore të Meksikës u kanë kërkuar drejtuesve të kamionëve që të ndryshojnë oraret e kalimit.
Javën e kaluar presidenti Trump kërcënoi me mbylljen e kufirit jugor derisa Meksika të merrte masa për të ulur numrin e azilkërkuesve nga vendet e Amerikës Qendrore.
Të martën ai u tërhoq dhe tha se Meksika kishte ndryshuar qasje në lidhje me trajtimin e çështjes migratore.




