Wednesday, April 8, 2026
Ballina 360 grade Kapen 300 kg kanabis në Itali, në pranga disa shqiptarë (ku ishte...

Kapen 300 kg kanabis në Itali, në pranga disa shqiptarë (ku ishte fshehur droga)

0
253

Të paktën 300 kilogramë kanabis janë kabur në Bergamo të Italisë.

Droga u kap pas një operacioni të ‘Guardia di Finanzas’ të vendit fqinj dhe në përfundim të tij u arrestuan 5 persona ndërsa janë denoncuar 14 të tjerë.

Lënda narkotike ishte fshehur poshtë një ngarkese me perime.

Ndër të arrestuarit ka shtetas shqiptarë dhe marokenë që merreshin me shitjen dhe transportin e lëndës narkotike në Itali dhe Spanjë.

Policia bergamaske po heton për anëtarët e tjerë të bandës që mund të jenë të përfshirë në këtë trafik të paligjshëm narkotikësh.

Zjarr Tv Ad