Këmbim valutor pa licencë pranë BSH, sekuestrohen 21 mln lekë, mijëra euro dhe dollarë

0
75

Policia e Shtetit ka finalizuar dy operacione kundër aktivitetit të këmbimit valutor në mënyrë të kundraligjshme. Operacioni është zhvilluar pranë Bankës së Shqipërisë, ku janë sekuestruar 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Ndërsa janë proceduar penalisht 7 persona për ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare.

“Si rezultat i kontrolleve të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretisht: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M. Këta shtetas, në mënyrë të kundërligjshme, në zonën përballë Bankës së Shqipërisë, ushtronin veprimtari financiare të këmbimit valutor pa licencë”, sqaron policia.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Zjarr Tv Ad