Wednesday, April 22, 2026
Ballina Aktualitet Këngëtarja kosovare marton djalin, Haradinaj dhe Basha në dasmë të ulur në...

Këngëtarja kosovare marton djalin, Haradinaj dhe Basha në dasmë të ulur në një tavolinë, pozojnë të buzëqeshur

0
147

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza, mbrëmjen e djeshme ka martuar djalin e saj të vetë, Arbërin.

Dasma ka qenë madhështore dhe kanë qenë të ftuar shumë personazhe të njohur, mes tyre ish-kreu i PD, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, apo Kreu i partisë AAK, Ramush Haradinaj me bashkëshorten.

Haradinaj ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ku në një shihet i ulur me  në një tavolinë e Bashën, teksa të gjithë pozojnë të buzëqeshur.

“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën. Uroj shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët!”shkruan Haradinaj në postimin e tij në “Facebook”.

Zjarr Tv Ad