Saturday, August 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Keni bërë plane për sot? Dita fillon me diell, por moti bën...

Keni bërë plane për sot? Dita fillon me diell, por moti bën kthesën e papritur…

0
79

Dita e sotme do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe në pasdite shtim gradual të vranësirave.

Në veriperëndim në orët e mbrëmjes vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 18°C

në zona e ulëta 8 deri 22°C

në zona bregdetare 9 deri 22°C

Zjarr Tv Ad