Osman Mula, regjisori dhe kompozitor i njohur shqiptar nga Shkodra ka reaguar ashpër pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), gazetares Eni Vasili për mbylljen e RTSH.
“Pasi lehe neper stacione per politiken se cilin duhet te votojme dhe kush esht udheheqesi me i mire Shqiptar tani na u shfaqe duke na dhane mend qe tani duhet te shkrihet R.T.SH’’, shkruan Mula ndërsa shton se nuk do donte kurrë të kishte shkruar për Batonin, duke mos pasur asnjë konsideratë për të.
S’kisha dëshirë me shkru duke të pas ty si personazh, se s’kam pas, as nuk kam asnjë lloj konsiderate për ty. Nuk kam parë asnjë rast që të vijë një njeri i paftuar dhe t’i marrin fjalën në një ambient, duke u përpjekur me të mbush mendjen dhe me të imponu qëndrimin ndaj vendit, politikës, problemeve sociale dhe medias.
Pasi leh nëpër stacione për politikën, se kë duhet të votojmë dhe kush është udhëheqësi më i mirë shqiptar, tani na u shfaqe duke na dhënë mend që duhet të shkrihet RTSH-ja. Do të thotë që një institucion i rëndësisë së veçantë, me 65 vite ekzistencë, një institucion që mbajti gjallë për dekada popullin, këtej dhe matanë kufirit, me programe, ngjarje të mëdha epokale, historike, kulturore, sociale – duke hapur edhe një drejtori pas viteve ’90 për diasporën – është ndjekur në çdo vend të botës.
ADVERTISING
Na del ti, mor i pafytyrë, dhe do me na e mbush mendjen ne, që u plakëm në këtë institucion, me një armate mjeshtrash të mëdhenj të ekranit, se duhet mbyllur, se kështu mendon ti! Po kush të mbron apo kush të përkrah ty, mor i padëshiruar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, që vjen këtu dhe nuk lë radhë njeriu për të folur, kur ti nuk përfaqëson asnjë njeri apo komunitet?
Po të jetë si shqiptar, ti nuk më përfaqëson. Po të jetë si kosovar – më vjen keq se prej andej jam – mos ta pafsha bojën, mor spiun! A na përfaqëson qeverinë shqiptare? Mjerë ne, mor i pa fytyrë. Sa te Syri, sa te Opinion, sa te Top Channel e te A1…
Kot nuk je këtu dhe as kot nuk paguhesh me para të mëdha, por – e gjitha sipas mendimit tim – ti je i ardhur apo i futur nga qarqe shumë të rrezikshme, në dëm të Shqipërisë.
Po ne pse nuk ndërhyjmë në punën e vëllezërve tanë në Kosovë? As nuk i themi votoni këtë apo atë, as hiqe këtë apo vëre atë, sepse Kosova ka institucionet e saj dhe nuk duam të ndërhyjmë – se s’është as normale, as etike, dhe nuk i shërben interesit reciprok. Por të ndërhysh ti këtu dhe pikërisht të japësh ti definicionin që të mbyllet RTSH-ja, më krijon një shqetësim të madh.
Ne sapo u mblodhëm si këshillë drejtues, drejtoria e përgjithshme, AMA, kryesia e medias, e Parlamentit Shqiptar, krijues dhe gazetarë mjaft të njohur, se si duhet ta rrisim cilësinë programore dhe po përpiqemi çdo ditë. Na del ti, që duhet të flasësh i fundit, e na e merr fjalën i pari!
Ti, o je delirant… i paguar po që po… i futur nga dikush që do me ndërtu kulla dhe ty të ka premtu ndonjë halé, larg qoftë, me të ba dhe kokën në katet e larta!
Pas ’90-ës, në festivalet tona u bë sofrë e përbashkët me të gjithë krijuesit e Kosovës, ku ti ishe shpeshherë edhe në juri. Edhe figurat e patriotëve, shkrimtarëve, njerëzve të pajtimit të gjaqeve, luftës çlirimtare të Kosovës, ku shumë operatorë tanë kanë xhiruar brenda territoreve të luftës – si L. Bucpapaj etj.
Ti po ndërhyn në bukën tonë të përditshme, prandaj: si hyre, del mor horr nga problemet tona, se po na sjell pështjellim.
Shpeshherë them: Eh moj Kosovë… nxorre shumë heronj të mëdhenj si Adem Jashari, apo “Mandela i Kosovës”, A. Demaçi, figura si Bekim Fehmiu apo Fadil Vokrri, por na nxorre fatkeqësisht edhe një model të së keqes: Baton Haxhiun – personazhi më i keq në historinë e gazetarisë shqiptare.




