Thursday, April 23, 2026
Ballina Aktualitet Kërkuan teatrin për t’i bërë “gjyqin”, por Leli njoftoi mbledhje online, kryebashkiaku...

Kërkuan teatrin për t’i bërë “gjyqin”, por Leli njoftoi mbledhje online, kryebashkiaku vendos pa prezencën e këshilltarëve

0
74

Kryebashkiaku i Vlorës Drtitan Leli, ka reaguar pas mos pjesëmarrjes në gjyqin publik të zhvilluar prej këshilltarëve socialist në teatrin “Petro Marko”.

Leli bëri fillimisht me dije paraditen e sotme se kushtet e pandemisë nuk lejojnë organizimin e mbledhjeve me shumë persona në ambiente të mbyllura, dhe ndaj ai vendosi ta zhvilloj takimin në ‘Zoom’ , ku pjesëmarrës ishin drejtorët bashkiak.

Përmes një njoftimi në facebook, kryebashkiaku bën me dije se ftesa u kishte shkuar elektronikisht dhe këshilltarëve të cilët nuk kanë pranuar të jenë prezent në mbledhje.

Sipas tij në takim u vlerësua nga të gjithë drejtorët bashkiak se punët në shërbim të qytetarëve janë kryer me përgjegjshmëri.

Postimi i plotë: Dua t’ju bej me dije se pavaresisht mosparaqitjes së këshilltarëve bashkiak në mbledhjen e sotshme online, gjithë çfarë kërkuan të dinin në emër të ankesave të banorëve të Vlorës, u ka shkuar në adresat e tyre elektronike.Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë janë përgjigjur me përgjegjshmëri për punët që kanë kryer, njësoj siç do të veprojnë dhe sigurisht, të përmirësohen, në vazhdim!

Zjarr Tv Ad