Monday, April 20, 2026
Ballina Aktualitet “Kështu më do qejfi”, Rakip Suli përplaset me gazetarin, nuk pranon mediet...

“Kështu më do qejfi”, Rakip Suli përplaset me gazetarin, nuk pranon mediet në Mbledhjen e Këshillit

0
205

Me sa duket mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Kamzës zhvillohen me dyer të mbyllura, pa prezencën e medieve.

Gazetari, Bledian Koka, ka publikuar në Facebook një video në të cilën kryebashkiaku i Kamzë, Rakip Suli, ndalon hyrjen e medieve në sallën ku zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Rakip Suli dëgjohet teksa thotë se nuk do ti lejojë mediet të jenë prezente pasi ‘i do qejfi’.

Kështu është shprehur ai teksa u pyet nga një gazetar se përse nuk do lejohen mediat që të jenë të pranishme në mbledhje.

https://www.facebook.com/804621951/videos/2456416771204537/

Zjarr Tv Ad