Në mbledhjen e kësaj të hëne të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është miratuar projekt-akti për të caktuar përkohësisht tre drejtues të Prokurorive në rrethe. Bëhet fjalë për: Julian Çafkën, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër,
Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër dhe Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.
TE GJITHA VENDIMET E MIRATUARA NE KLP:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar ditën e hënë më 9 maj 2022, seancën plenare të radhës, në prezencë të të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe të ftuarëve përfaqësues nga Programi OPDAT.
Nën drejtimin e kreut të Këshillit Lartë të Prokurorisë, zotit Alfred Balla, mbledhja ka nisur me miratimin unanim të proces-verbalit të seancës plenare të datës 22.04.2022 dhe propozimin e Zëvendëskryetarit zotit Tartar Bazaj, për të shtuar në rendin e ditës miratimin e një projekt-akti për veprimtari jashtë funksioni për prokurorin zotin Kledian Llaho.
Mbledhja ka vijuar me miratimin unanim të projekt-akteve për tre (3) caktime të përkohëshme në detyrën e Drejtuesëve të zyrave të Prokurorive si më poshtë; Zoti Julian Çafka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër; Zoti Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;
Zoti Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë Më pas, është miratuar unanimisht projekt – akti për një korrigjim gabimi material, në vendimin e KLP-së, Nr.77, datë 22.04.2022, “Për mbarimin e statusit të magjistratit”.
Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, janë miratuar unanimisht, dy (2) projekt – aktet për caktimin e drejtuesëve të zyrave të Prokurorive përmes procedurës me ngritje në detyrë. Përmes kësaj procedure janë caktuar zoti Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë dhe zoti Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
Në vijim, Këshilli ka miratuar unanimisht projekt – aktin për miratimin e qëndrimit në detyrë të zotit Kujtim Luli. Gjithashtu, Këshilli ka miratuar në mënyrë unanime edhe dy (2) raporte për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit, zonjës Eglantina Shehu dhe zonjës Marjola Mërtiri.
Ndërkohë, sa i takon miratimit të 2 (dy) projekt-rregulloreve, pas një sërë diskutimesh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratoi unanimisht rregullore “Për vlerësimin etik dhe profesional të prokurorëve” si dhe ktheu për diskutim rregulloren “Për komunikimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me median”.




