Sunday, August 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Sulmohet me bojë të kuqe ambasadori rus në Poloni, po nderonte ushtarët...

Sulmohet me bojë të kuqe ambasadori rus në Poloni, po nderonte ushtarët e Bashkimit Sovjetik

0
66
Zjarr Televizion Adccccc

Ambasadori rus Sergey Andreev, është sulmuar në Poloni me bojë të kuqe, takse nderonte ushtarët e Bashkimit Sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një turmë njerëzish janë mbledhur rreth tij dhe e kanë spërkatur me bojë.

Boja e kuqe simbolizon të vrarët nga forcat ruse në Ukrainë. Sergey Andreev dhe personat që e shoqëronin u rrethuan nga një turmë njerëzish teksa kryenin nderimet. Duke bërtitur “fashistë”, ata hodhën bojë të kuqe mbi ambasadorin.

Shumë prej protestuesve mbanin flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta. Më poshtë, mund të shikoni gjithë momentin kur ambasadori rus në Poloni sulmohet me bojë nga turma.

Zjarr Tv Ad