Saturday, August 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Rama niset sot drejt Brukselit, do të takohet me Josep Borrell (Axhenda...

Rama niset sot drejt Brukselit, do të takohet me Josep Borrell (Axhenda e plotë)

0
27
Zjarr Televizion Adccccc

Kryeministri Edi Rama do të niset mbrëmje sotme drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Përfaqësuesin e  Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Burime bëjnë me dije se krahas temës së strehimit të emigrantëve, pritet të diskutohet edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas axhendës, ditën e nesërme Rama pritet të marrë pjesë në konferencën e VI për mbështetjen e së ardhmes të Sirisë dhe Rajonit.

Axhenda e plotë:

Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)

09.00

Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror

Seanca  e mëngjesit (e hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian

– Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon

– Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile

11.15

Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë

11.30

Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë

13.30

Seanca  e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

+/- 15.30

Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)\

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

17.30

Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.

Zjarr Tv Ad