Ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord të ofrojnë trajnime ushtarake për deri në 15.000 ushtarë ukrainas.
Misioni i Ndihmës Ushtarake është nënshkruar në një takim sot në Luksemburg, me një kosto prej më shumë se 100 milion euro.
Programi do të zhvillohet në territorin e BE-së me një mandat për një periudhë fillestare dyvjeçare, duke ofruar “trajnim individual, kolektiv dhe të specializuar” për forcat e armatosura të Ukrainës.
Një diplomat sugjeroi se do të duhen “disa javë të tjera” përpara se misioni të vendoset, kjo për shkak se është “unik” në model dhe shtrirje, saqë detajet operacionale duhet ende të përpunohen.
Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se vendimi ishte “provë e qartë” se BE-ja do të qëndrojë në krah të Ukrainës “për aq kohë sa i nevojitet”.
Polonia pritet të presë shumicën e trajnimit aktual, ndërsa selia operative do të jetë në Bruksel.




