Ekipi ynë kombëtar ka vizituar ditën e sotme Shtëpinë e Foshnjës në Durrës.
Trajneri Reja, së bashku me ndihmësit Bulku, Salihi, Porrini, dhe lojtarët Berisha, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Cikalleshi dhe Roshi shpërndanë dhurata për të gjithë fëmijët.
Me kontributet e të gjithë lojtarëve ishin blerë disa pajisje elektroshtëpiake që ndihmojnë sadopak në përmirësimin e kushteve për fëmijët e kësaj shtëpie.
Në një atmosfere festive lojtarët dhe stafi teknik iu bashkuan fëmijëve, të cilët kishin përgatitur një festë për 1 Qershorin.
Ishte shumë emocionuese dashuria e vogëlushëve kur u takuan me mysafirët e kësaj qendre.
Federata Shqiptare e Futbollit mbështet dhe inkurajon organizime të tilla, e sidomos nga komuniteti që përfaqëson futbolli.



