Konomi: Shabani ka marrë para nga Rama, do ta bëjë kryetar bashkie

0
104

Në një intervistë ekskluzive për Syri TV nga Kafe Shqeto, aktivisti i njohur Arjan Konomi foli hapur për sfidat dhe tensionet brenda koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Ai kritikoi ashpër situatën politike aktuale, duke theksuar se përfitues i vetëm i zhvillimeve është kryeministri Rama dhe njerëzit e tij në pushtet.

Konomi rrëfeu përpjekjet e tij të vazhdueshme gjatë javës së fundit për të bashkëpunuar me Endri Shabanin, një figurë kyçe brenda koalicionit, për të arritur një zgjidhje dhe për të respektuar votën e afro70,000 shqiptarëve. Megjithatë, ai përshkroi një situatë të tensionuar, ku Shabani ka anuluar ose shtyrë takime, duke krijuar pasiguri dhe frustrim.

“Në tre raste kam udhëtuar 200 kilometra për të takuar Shabanin, por ai shpesh nuk ka qenë i pranishëm, ose ka shmangur bisedat”, tha Konomi, duke shtuar se ky qëndrim i Shabanit duket si tallje me të dhe me kolegun Adriatik.

Ai nuk kurseu kritikat për Shabanin, duke i adresuar akuza për mungesë transparence dhe për gënjeshtra gjatë intervistave televizive. “Si mund të jetë një profesor universiteti që thotë 60 gënjeshtra në 50 minuta?”, pyeti ai.

Nga ana tjetër, Konomi shprehu dyshime të forta për ndikimin e kryeministrit Rama në vendimet brenda koalicionit, duke sugjeruar se Shabani mund të ketë marrë favore për të mbajtur pozicione kyçe, duke theksuar se Rama do të vendosë për kryetarin e bashkisë, pavarësisht dëshirave të brendshme.

Konomi: 

Gjithë kjo që po ndodhë leverdis vetëm Ramës dhe këtyre që janë në pushtet sot dhe është e tërbuar të mendosh në çfarë gjendje kemi arritur dhe në ç’pikë të gjithë bashkë por edhe unë personalisht kemi shkuar edhe duke dalë nga vetja edhe duke dalë nga natyra jonë, por ndonjëherë keqardhja dhe trishtimi të krijon një gjendje emocionale që është më e errët edhe shkaku kryesor për të pasur edhe reagime të forta.

Unë kisha një javë që merresha me Endri Shabanin, unë kam folur vetë me të, kam kontaktuar me të, jam përpjekur duke iu lutur, duke iu përgjëruar për hir të karrierës së tij, për hir të asaj përpjekje që kemi bërë, për hir të atyre afro 70,000 shqiptarëve që na kanë votuar, për hir të shpresës së Shqipërisë, të gjetjes së një zgjidhje dhe për të mos hedhur poshtë tërë këtë mund dhe sakrificë që ata kanë bërë.

Pasi jam marrë me Endri Shabani, kam ardhur 3 herë nga pushimet për ta takuar, kam folur me të duke iu lutur dhe duke i thënë shikojeni këtë mundësi, dhe më thoshte po hajd etë flasim, pastaj nuk më takonte, pastaj më thoshte jam jashtë, pastaj kjo prapë, pastaj vite më thoshte në çfarë ore do takohemi, nisesha me urgjencë dhe bëja 200 kilometra me makinë, më i qeshur se peshoja gjë nga nxitimi për të mos humbur dëshirën e Endrit për tu takuar, pastaj gënjente prapë.

Ishte një tallje që e bënte me Adriatikun e bënte dhe me mua, me një gajkofshmëri dhe me një cinizëm.

Të dëgjosh Endri Shabanin, thotë absurditete, ishte në një intervistë televizive, 50 minuta ka thënë 60 gënjeshtra.
Tani nuk e kuptoj, një profesor universiteti, që e mban veten për njeri të përgatitur e të shkolluar, si mund të gënjejë.

Kemi 2 vjet që jemi në të gjitha kontinentet, në çdo qytet, kemi 2 vjet që na presin njerëzit, që harxhojmë energji, sakrifica, kemi harxhuar paratë tona, djersën tonë, mendjen tonë dhe tani të na dalë Zeqir Kordhoni deputet?
I kam thënë Endrit, a do të flas me Adriatikun dhe ta bind të shkosh ti deputet?
Të kam thënë Endri, se i am mesazhet këtu dhe mund ti tregoj edhe publikisht në tërë bisedat tona që të bëhesh ti kryetar i koalicionit.

Kam dashur të bëj të pamundurën që ti të ishe i kënaqur, por Endri Shabani nuk do sepse unë dyshoj se ka marrë para nga Rama dhe ka atë euforinë tani që do bëhet kryetar bashkie një ditë se e ka pasur ëndërr djaloshare, si ato cupelinat që kanë  endrat në sirtar edhe Endri e ka ëndërr të bëhet kryetar bashkie.
Rama do të bëjë kryetar bashkie aty patjetër se ndryshe nuk ke asnjë shans.
Të përshëndes.

Zjarr Tv Ad