Koronavirusi, Basha anulon takimet me gratë dhe mësuesit

0
29

Pas konfirmimit të dy personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri, vendi ka nisur zbatimin e planit të masave mbrojtëse. I pari që nisi zbatimin e këtyre masave ishte Kryetari i Partisë Demokratike që anuloi dy takime publike që kishte planifikuar për të hënën. Sipas një njoftimit të PD, Basha anuloi takimin me gratë dhe me mësuesit.

Njoftimi i PD: Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme. Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë. 

Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar. I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.

Zjarr Tv Ad