Pas anulimit të të gjitha fluturimeve nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Italisë së veriut, e cila është kthyer në një vatër të nxehtë të koronavirusit, janë anuluar edhe të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar. Në një urdhër të firmosur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, thuhet se ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së veriut, deri në një urdhër të dytë.
Ballina Aktualitet Koronavirusi/ Pas fluturimeve, pezullohen të gjitha lundrimet detare drejt Italisë së veriut




