Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka ironizuar, gjendjen në të cilën ndodhet qyteti i Lushnjes.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se ndryshe nga kolegët socialistë që flisnin për hapje kapitujsh, ai do të tregonte gjendjen në të cilën ndodheshin banorët e qytetit që ai përfaqëson.
Korreshi u shpreh se Lushnja ka probleme me kanalizimet dhe ujin e pijshëm, teksa nuk i ka kursyer ironitë.
“Edhe një herë zoti kryetar të kërkoj ndjesë sepse fjalimet e mia nuk hapin grup kapituj, nuk bëj fjalime që hyjmë në Europë, siç folën kolegët. I përshëndes. Aq tym dhe ndotje ka në Lushnjë sa na ka marrë malli për autobusin urban të Lushnjës që punon me mazut që nuk i rrije dot mbrapa makinës se të helmonin.
Nuk ndihet më ai nga ato fabrikat e Lushnjës që e kanë mbyt të gjithë vendin. Njerëzit nuk hapin dot dritaret. Ju ftoj të dilni një xhiro meqë janë festat e vitit të ri. Kjo është drama e përditshme 24 orëshe që nuk fiket asnjëherë në Lushnjë. Dhe është pak ironi…më marrin në telefon dhe më thonë deputet më duhen nja dy bote për të thith pusetat, se ka vajt muti në gjunj.
Lagjja Gafurr Muço është përmbytur përveç shirave por edhe nga fekalet. Lushnjë qendër, në qendër të Lushnjes ndodh kjo. si do e bëjmë? As ujë të pijshëm nuk ka. Meqë janë festat e fundvitit unë dua ta mbyll me një fjali nga uji që pijnë dhe po lajnë lushnjarët; bora zbardhi tek për tej fusha edhe male viti i ri do na gjejë duke dhjerë në hale nga uji i pijshëm,” tha Korreshi.




