Kriza e thellë në vend/ Nishani: Pengu i Ramës asgjësoi revoltën popullore

0
30

Ish-presidenti Bujar Nishani reagoi pas lajmeve se Shqipëria është e fundit në Europë për konsumin dhe për të ardhurat pë frymë. Sipas Nishanit, Lulzim Basha ka asgjësuar revoltën popullore ndaj kësaj qeverie hajdutësh.

“E dhimbshme! Na katandisën përsëri të fundit në Evropë e të fundit në Ballkan! Derra të nginjun që zhdukin mbi 170 milion euro veç me një incenerator, zgërdhihen tek “Nusreti”, me barkun bosh të mjeranëve pa bukë e pa veshje anekënd Shqipërisë.

Pengu i tyre në Selinë e PD, garantonte deri dje gjumin e opozitës, asgjësoi revoltën popullore, ndaj kësaj hajnie e lukunie. PD po ndryshon, Shqipëria po ndryshon! Referendum 18 dhjetor!” shkruan Nishani.

Zjarr Tv Ad