‘Kryeministri i injorantëve’/ Gurra-Ramës për ligjin e arsimit: Të vetmit që mund ta quajnë shans janë afrikanët…

0
29

Gazetari Hysni Gurra ka reaguar në lidhje me deklaratat e sotme të Edi Rama në lidhje me rishikimin e ligjit për arsimin për t’i dhënë shansin edhe studentëve të huaj në vendin tonë, duke e quajtur ‘kryeministri i injorantëve’.

Në postimin e tij në Facebook, Gurra thekson se ‘të vetmit që mund ta quajnë shans janë afrikanët edhe ata jo të gjithë’.

Postimi i plotë:

Kryeministri i injorantëve

Ka ndërtuar sistemin arsimor më skandalozin në Europë, prodhon injorantë pa fund dhe i ka kthyer universitetet në celula partie, korrupsioni e mediokroteti dhe u thotë do u japim shansin edhe studentëve të huaj të studiojnë këtu.

Ç’shans do u japësh more, të vetmëve që mund ta quajnë shans janë afrikanët edhe ata jo të gjithë dhe këtyre këtu që lexojnë dhe nuk kuptojnë çfarë kanë lexuar

Zjarr Tv Ad