Friday, April 24, 2026
Ballina LAJME Kryetar për PS në Vlorë, ja kush janë dy emrat më të...

Kryetar për PS në Vlorë, ja kush janë dy emrat më të përfolur për këtë post

0
122

Partia Socialiste ende nuk e ka zgjedhur kandidatin për kreun e selisë rozë në Vlorë.

Bëhet me dije se emri që po përflitet më shumë për këtë post është Grigor Dede. Më parë është përfolur për emrin e Klajdi Myzaferaj, por kësaj liste mesa duket i është shtuar edhe Dede.

Grigor Dede aktualisht është pedagog në UV në degën e Ekonomisë. Ndërsa Klajdi Myzaferaj, drejtor në Qendrën e Formimit Profesional.

Kujtojmë që aktualisht kryetar i Partisë Socialiste në Vlorë është Anduel Tahiraj, i cili në zgjedhjet e 25 prillit është zgjedhur deputet në këtë qark.

Enduel Tahiraj vijon të qëndojë në detyre deri sa të zgjidhet një kryetar i ri. Mbetet për të parë se kë do të zgjedhë PS si kadidat për kreun e PS në Vlorë.

Zjarr Tv Ad