Saturday, April 11, 2026
Ballina Aktualitet “Kur s’ke turp thua gjithçka!” Berisha kapet me Ballën për Simon Mirakën...

“Kur s’ke turp thua gjithçka!” Berisha kapet me Ballën për Simon Mirakën dhe Tropojën

0
133

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi maxhorancën se duke praktikuar vjedhjen diskriminon Shqipërinë rurale, diskriminon të përndjekurit politikë apo ish pronarët.

Sali Berisha: Në një kohë kur burrat e zonjave marrin dhjetra mijëra metra katrorë për të ndërtuar resorte turstike gjatë 9 viteve nuk është kthyer asnjë metër katror pronë pronarëve por është bërë ligji pothuajse për të konfiskuar pronat e tyre. Dhe ata para që u ndani u marrin 30% sekserët”

Një tjetër rast diskriminimi, Berisha solli refuzimin e maxhorancës për të votuar Simon Mirakën në postin e autoritetit të Verifikimit të dosjeve.

PS kushtëzon Simon Mirakën: Hiq nga lista ‘katranin me bojë” ose s’të emërojmë tek Autoriteti i Verifikimit të Dosjeve

Sali Berisha:“Një akti i shëmtuar. Refuzuat Simon Mirakën, njërin nga ikonat e vuajtjes së persekutimit. I fshinë emrin për të shkuar komisioner në Autoritetin e Verifikimit të dosjeve. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është I pakufishëm”

Në replikë Balla bëri edhe një herë të qartë se do ta votojnë nëse ai heq nga lista emrin e Berishës të cilën e etiketoi “katrani me bojë”

Taulant Balla:”I bëj thirrje firmëtarëve të heqin emrin e katranit e të vijnë me një listë të re. Kemi kohë në dispozicion. Le ta risjellin. Të marrë si ishte Bajram Curri në 2013, e si është sot. Si është rruga për të shkuar në Valbonë dhe sot”

Në replikë Berisha tha: Kur s’ke turp thua gjithçka! Për hir të qytetarëve unë sqaroj se nga 2006 – 2013 nga Sopoti në Golaj, e Qafë Morinë, Bajram Curri, e Valbonë janë ndërtuar e rindërtuar 280 km rrugë.

Nga këto rikujtoj Qafë Mali – Fierzë, rrugën Lekbibaj, Kërnajë- Ballaban. Rruga e Valbonës pati problem por u ndërtua me 80% . U ndërtuan rrugë e ura. Distanca Tirana Tropojë falë ndërtimit të rrugës së Kombit nga 9 orë u bë 3.5 orë. Gjatë kësaj qeverisjeje është investuar në rrethin e Tropojës vetëm 2/3 e investimit të rrugës Bajram Curri Lekëbibaj. Diskriminim absolute total.

Zjarr Tv Ad