Sipas Nenit 5 të Rregullores, seancën e parë e drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga dy deputetët më të rinj si sekretarë.
Këtë herë, i pari në listë është Sali Berisha. Katër vite më parë ai refuzoi ta drejtonte seancën konstituese.
Pas tij vjen demokrati Tritan Shehu. Nëse edhe ai heq dorë, drejtimi i kalon deputetit socialist Vasil Llajo.
Pra, Berisha, Shehu dhe Llajo janë tre deputetët më të vjetër të Kuvendit të ri të Shqipërisë./ TemA




