Nga Elton Qyno
Teksa parodisti Erion Isai, për vite me rradhë në cilësinë e kryebashkiakut, ka vënë në “kthetra” tenderat publikës të institucionit, mjaftuan vetëm dy kallëzime penale kundër tij që ai të dalë zbuluar në një dosje penale të regjistruar nga SPAK.
Çështja kundër Erion Isai dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Ersekë, është hapur 5 vite më parë në muajin Nëntor 2020, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike”.
Dy njerëzit që morën guximin të bëjnë një shërbim qytetar për zonën e tyre, janë Romeo Nazarko dhe Esmerald Xhafa, të cilën ju drejtuan SPAK me kallëzime penale, duke kërkuar nisjen e hetimeve për zyrtarët e bashkisë Ersekë.
Në fakt i pari që mori nismën për të bërë kallëzim ishte Romeo Nazarko, me profesion inxhinier gjeodet, i cili si njohës i mirë i ndërtimit, zbuloi shkelje të rënda kriteret dhe format e ndërtimit të rrugëve në Ersekë.
Përmes kallëzimit disa faqe, në muajin Nëntor 2020 Nazarko orientonte SPAK, të hetonte kryebashkiakun e Ersekës për abuzime të rënda financiare dhe paracaktim të tenderave publikë përmes miqësive të veçanta që Erion Isai, kishte krijuar me administratorë dhe pronarë të kompanive private të ndërtimit.
Mbi bazën e këtij kallëzimi, SPAK regjistroi procedimin penale Nr.280 për dy akuza atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së pabarazisë në tendera”.
Kujtojmë se Romeo Nazarko, është personi i cili ka denoncuar në SPAK dhe në prokurorinë e Tiranës, skemën e korrupsionit të bërë nga zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, duke keqpërdorur fondet e Bashkimit Evropian përmes projekteve të OLAF-it për bujqësinë.




