Monday, April 13, 2026
Ballina Aktualitet Kush ka urdhëruar që punonjës civilë të ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve? Petrit...

Kush ka urdhëruar që punonjës civilë të ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve? Petrit Vasili kërkon seancë me Bledi Çuçin

0
55

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar një seanca pyetjesh në Parlament me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me dhunën që është ushtruar ndaj qytetarëve në protestën kundër rritjes së çmimeve.

Nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili ka publikuar edhe dokumentin, që i është dërguar kryetares së Kuvendit.

“Kam kërkuar Seancë pyetjesh në Parlament me Ministrin e Brendshem.

Mbi përdorimin dhe veprimet e paligjshme të civilëve pa shenja identifikimi me këpucë, maska e xhupa të zinj, që dhunonin dhe arrestonin si gangsterë të vërtetë protestues paqësore”, shkruan Vasili në Facebook.

Zjarr Tv Ad