Monday, April 13, 2026
Ballina Aktualitet ‘Kush tha që ka vetëm rritje çmimesh?’, DPSHTRR jep lajmin për shoferët...

‘Kush tha që ka vetëm rritje çmimesh?’, DPSHTRR jep lajmin për shoferët që duan të rinovojnë patentat: Ulje drastike, nga 3500 lekë…

0
106

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që duan të rinovojnë patentën e klasit B me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet.

DPSHTRR njofton se këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë, pra çmimet ulen me 43%.

Njoftimi i plotë

Tjetër LAJM I MIRË nga DPSHTRR! Performanca pozitive e kompanisë, rendimenti e mirëadministrimi ka rritur qarkullimin duke përmirësuar normën e kthimit dhe të ardhurat! Si shërbim publik, DPSHTRR ka prioritet qytetarin dhe uljen e kostove për kategoritë sociale që rëndohen nga tarifat! 

Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (B) me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat! Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë! 
Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%!

Kush tha se ka vetëm rritje çmimesh?

 Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa! 

TarifaProporcionale , Interesi Publik , Vëmendja të Qytetarët , RisiLehtësi , UljeÇmimi , DPSHTRRpërJu , MIE AutomotorizimiShqiptar

Zjarr Tv Ad