Wednesday, July 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Kushdo që hyn në Kosovë, duhet të pagujë tarifën për sigurimin kufitar

Kushdo që hyn në Kosovë, duhet të pagujë tarifën për sigurimin kufitar

0
394
Zjarr Televizion Adccccc

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka dal me një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët. Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton se duke filluar nga data 01.01.2021, do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë

Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

Të nderuar bashkatdhetarë iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2020.

Pra, duke nisur nga data 1 janar 2021 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja.

Zjarr Tv Ad