“Kuvendi Kombëtar do të mblidhet brenda këtij viti”, Lisandër Hoxha për situatën në PD: Do shkarkohet Lulzim Basha (Ironia me Kryetarin)

0
22

Ish nën kryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet brenda këtij viti dhe se do të shkarkojë Lulzim Bashën.

Sipas Lisandër Hoxhës, Kuvendi Kombëtar nuk mund të ndalët nga Basha, pasi kuvendi është organ më i lartë se Basha, i cili mund të vendose madje dhe ta shkarkojë Bashën apo ta shkrijë fare partinë.
“Kuvendi mund të ç’rregjistrojë PD-në, mund t’i ndërrojë emrin PD-së, të bashkojë PD-në me një parti tjetër, të shkarkojë kryetarin. Janë zgjedhur me parimin një vte. Janë vendimammarrja e partisë. Kanë shprehur në masën mbi 65% për tu mbledhur. Në kushte anormale ky kuvend mblidhet me anë të mbledhjes së firmave. Edhe sikur të heqë dorë Berisha nga mbledhja, përsëri kuvendi mblidhet.

65% e bazës së partisë është kundër Bashës. Po mirë mo, do shkojë organi më i madh të pyesë organin më të vogël? Firmat janë gati, po mblidhen akoma më shumë firma. Kuvendi Kombëtar do të mblidhet brenda këtij viti. Do shkarkojë Lulzim Bashën. Më pas në zbatim të rregullave do zgjedhim kryetarin e ri. Nga dorezimi i firmave duhet pritur 30 dite per te thirrur kuvendin. Ne i kemi firmat. Gjykoj se pas Foltores se Lezhes do dorezohen firmat“, deklaroi Hoxha.

Për sa i përket kandidimit të Berishës, Lisandër Hoxha u shpreh se është votuesi ai që vendos.

“Të pyeten demokratët nëse e votëbesojnë do të jetë kryetar. Po edhe çfraë që është shpallur non-grata? 20 vite ka qenë kryeministër Papandreu dhe nuk shkonte ne Amerikë. Çështjen e vet me Amerikën zotëria nuk e transferon në parti. Është hera ë parë në botë që një person shpallet non-grata pa asnjë proces në vendin e tij. Nesër ndryshohet administrata dhe shpallet qytetar nderi. Apo themi ky është i korruptuar se ka qenë në pushte. Keshtu i bie të flasim si Luli”, tha ai.

Lisandër Hoxha nuk kurseu as një ironi për Bashën, që pak ditë më parë deklaroi se mbështetja në PD për të është rritur në 97%. Sipas Hoxhës, Basha ‘nuk do vetë se e çon dhe 150%’.

“Me ndihmën e Edi Ramës mbështetja do të shkojë 150% për Bashën. Luli nuk do vetë se i merr të gjithë shqiptarët në krahë. Kam kohë që nuk e ndjek Bashën, ka një vit. Më thanë por më erdhi për të qeshur.
U përbetua se 16 vitet bashkëpunim me Berishën nuk i hedh poshtë. Ndërkohë ka filluar godet Foltoren, bëhet nervoz, sepse e ka marrë vesh se po i vjen fundit. Doli dhe tha nuk lejoj mbledhjen e një kuvendi anti-amerikan. Objekti ynë është statuti. Këto gjëra janë ekskluzivitet i këtyre. I shoh si nervozizëm sepse z.Basha nuk ka asgjë në dorë për të ndaluar kuvendin. Po ngatërrojmë Foltoren me Floktoren, Në floktore kreh flokët, në foltore flasin demokratët”, theksoi Hoxha./Fax News

Zjarr Tv Ad