LAJM I FUNDIT/ Një burrë nxirret i pajetë nga deti në Durrës, çfarë konstatoi policia (FOTO)

0
131

Një tjetër viktimë është regjistruar këtë të mërkurë në Durrës ku në lagjen nr.,13 Plazh, është mbytur në det një 65-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është identifikuar.

Blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Njofton Policia: Më datë 19.08.2020, rreth orës 13:45, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad