LAJM I FUNDIT/ Plotësohet Komisioni i Posaçëm për ngritjen e KQZ-së,Ps propozon 3 kandidate

0
17

Alkt Hyseni, Adnor Shameti dhe Damian Gjiknuri janë tre anërët e propozuar nga ana e Partisë Socialiste, për të qenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për ngritjen e KQZ-së së re. Më herët janë përcaktuar edhe anëtarët e dërguar nga opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare.

Opozita jashtë Kuvendit do të përfaqësohet nga ana e Oerd Bylykbashit, ndërkohë që ajo brenda Kuvendit do të përfaqësohet nga ana e Edmond Stojkut dhe Myslim Murrizit.

Ishte kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili u nisi letër forcave politike disa ditë më parë dhe iu la kohë që të dërgonin emrat e përfaqësuesve të tyre brenda ditës së sotme.

Zjarr Tv Ad