Gjykata merr vendimin, ja kujt i përkasin 400 mijë Euro që vodhi pastruesja?!

0
31

Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për Havier Dobin dhe Rozeta Dobin, të cilët akuzohen për vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi dhe për 400 mijë euro të tjera të cilat ende janë pa autor.

Rozeta Dobi e pranishme ne senacë bashkë me të birin Havierin, por nuk ka pasur kërkesë për ndryshim mase. Mësohet se Rozeta ka pranuar fajin për veprën penale, ndërsa ka pretenduar se është vetëm ajo përgjegjëse, duke u përpjekur për të lehtësuar pozitat e të birit.

Pavarësisht pretendimeve të Havierit se nuk ka qenë i përfshirë për ngjarjen, pozitat e tij janë të rënduara pasi akuza ka pamje filmike që vërtetojnë se ai e ka pritur më shumë se 10 minuta në makinë jashtë pallatit të ëmën Rozeta,

e cila mbështolli me batanije kasafortën që mori në shtëpinë e Alda Klosit dhe e çoi në shtëpinë e vetë. Po ashtu, pozitë rënduese për Havier Dobin janë edhe 50 mijë eurot që iu gjetën në brez gjatë momentit që policia e arrestoi.

Ato akuzohen se vodhën 540 mijë euro, si dhe një sasie akserorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi, por dhe në banesa të tjera në kryeqytet.
Vjedhja ndodhi në banesën e Alda Klosit, një zyrtare e lartë, më 15 dhjetor të vitit 2022.

Sakaq më 8 janar në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë.

Shërbimet e Policisë gjetën të fshehura paratë dhe aksesorët e floririt në tubin e aspirimit.
Në total shuma e vjedhur nga Rozeta Dobi është rreth 540 mijë euro, teksa Klosi pretendon se asaj i janë vjedhur 30 mijë euro, të cilat i ka deklaruar.

Ndërkohë pak ditë më parë xhaxhai i Alda Klosit që jetonte në Amerikë, i cili sipas Klosit i kishte lënë shumën e parave për rregullimin e banesës, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse hetimi i prokurorisë për 404 mijë eurot pa zot ka avancuar për të zbuluar pronarët e tyre ku dyshohet se gjithashtu janë vjedhur nga sanitarja Rozeta Dobi.

Mesa duket deri më tani çështja ende nuk do kalojë në SPAK ndërsa prokurorja Mirela Zavalani po merret me hetimin e të ardhurave të Klosit.

Zjarr Tv Ad