Ledina Riza zgjidhet anëtarja e 11-ë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sa vota mori

0
37

Ledina Riza është zgjedhur anëtare e 11-të e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ajo siguroi 113 vota, nga 200 të mundshme. Përballë saj ishte prokurori Etien Kapo i cili arriti të merrte 83 vota në total.

Në maj të vitit të kaluar, Ledina Riza kaloi vettingun dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e konfirmoi në detyrë si prokurore e Tiranës.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, prokurorja Ledina Riza u pyet dhe dha shpjegime mbi burimet financiare për krijimin e disa depozitave bankare. Përveç pikëpyetjeve mbi burimet financiare të likujditeteve bankare, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme të tjera të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Zjarr Tv Ad