Lerda si kameleonë…

0
13

 

 

I zhgënjyer nga performanca në ndeshjen e parë në kryeqytet kundër Sherif Tiraspolit, trajneri Franko Lerda do të ndryshoj tërësisht strategji, por edhe modul per ndeshjen e kthimit.

Ashtu si Christian Panucci kur ishte ne krye te kombëtares, edhe Lerda te Partizani nuk është i qartë dhe ka shumë dilema, duke bërë ndryshime që edhe vete nuk është i bindur.

Në tre ndeshje zyrtare nën drejtimin e tij ai është shfaqur si kameleonë, duke e ndryshuar ne te tria ndeshjet formacionin. Dhe për më tepër te kuqtë nuk kanë shënuar asnjë gol. Në konferencën për shtyp lerda u shpreh se detyra e tij është që ekipi të krijoj raste, por në kompeticione si champions dhe europa league goli është imediat per të arritur qëllimin.

Në stërvitjet e fundit Lerda ka aplikuar një skemë të re. 3-5-2 duke i dhënë më tepër rëndësi repartit të avancuar, por në të njëjtën kohë ka më tepër stabilitet në mbrojtje kur kundërshtari ka topin.

Ndikuar nga humbja në ndeshjen e parë 0-1 në favor të Sherifit, italiani është i detyruar të rrezikoj për të tentuar kualifikimin, atë që do të ishte surpriza e madhe.

Lorenc Trashi nuk është preferuar në asnjë takim titullar, ndërsa Asani u la në stol në sfidën e parë me moldavët.  Por tani 51-vjeçari e ka kuptuar se duhet bazuar më shumë te lojtarët më të mirë që ka në dispozicion dhe ka rikthyer në formacion dy titullarët e Skënder Gegës.

Në portë Hoxha nuk diskutohet. Në mbrojtjen me tre surpriza është mbrojtësi rumun Deian Boldor, i cili edhe pse është bashkuar pak ditë më parë me skuadrën do të jetë në fushë përkrah Belicës dhe Bitrit. Mbeten jashtë Ibrahimi dhe Hakaj.

Mesfusha është reparti më i mbipopulluar dhe që vjen me ndryshime: në krahun e majtë Trashi ndërsa në të djajthtë do të operoj Mala. Qendra do të përbëhet nga Telushi, Broja dhe Melo.  Në sulm konfirmohet Solomon, i cili do të ketë mbështetjen e Asanit.

 

Zjarr Tv Ad