Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar pamjet nga protesta dje, ku pretendohet se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve që janë shtruar dhe në spital. Përmes një postimi në “Twitter”, Lleshaj shkruan se frymëzuesit e dhunës së mbrëmshme morën një përgjigje publike rreth akuzave monstruoze kundër Policisë.
“Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzuave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës.”-shkruan Lleshaj, në Twitter.



