Ndryshimet në ligjin për Vettingun e Policëve janë një akt kriminal i kryeministrit Rama dhe ministrit të Brebndshëm, Sandër Lleshaj. Ky është qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila thotë se pikërisht kjo i duhej Ramës, një polici e frikësuar Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, tha sot se kjo e ka vrarë njëherë e përgjithmonë shpresën për një polici dinjitoze.
‘Kjo është pikërisht ajo që i duhet Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, një Polici e frikësuar, një Polici e tensionuar, e cila nga frika e moskalimit të Vetting-ut, bie pre e dëshirave të errëta të pushtetarëve dhe kriminelëve.
Prandaj, i ftoj të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, të denoncojnë çdo moment paligjshmërie, presioni dhe tensioni gjatë procesit vetjak të Vetting-ut. Vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i shërbeni vendit tuaj në të vërtetë, vetëm në këtë mënyrë përmbushni betimin tuaj për besnikëri ndaj kryerjes së detyrave tuaja, zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë me ndershmëri dhe paanshmëri gjatë gjithë kohës, ashtu siç jeni betuar kur keni marrë detyrën.’tha Caka.




