Luan në klubin e njohur spanjoll, në ndeshje shkon me biçikletë

0
36

Ander Barrenetxea, është futbollist standard i Real Sociedadit, edhe pse është vetëm 17-vjeçar. Pa marrë parasysh famën që e ka arritur, duket se ajo nuk i ka “rënë në kokë” si shumicës së njerëzve. Pas fitores së fundit kundër Getafes ai është fotografuar teksa ngiste një biçikletë, shkruajnë mediat spanjolle. Barrenetxea ishte larguar nga stadiumi me biçikletë të huazuar të cilën e kishte kthyer përsëri aty ku e kishte marrë, ndërsa më pas këmbë ka shkuar në shtëpi. Për Sociedadin ka debutuar në dhjetorin e vitit të kaluar kur kishte vetëm 16 vjet, duke u bërë kështu futbollisti i parë i lindur në shekullin e 21-të që luan në ligën më cilësore të futbollit në Spanjë.

Pas ardhjes në krye të Soceidadit të trajnerit Imanol Alguacil, talenti spanjoll ka luajtur rregullisht në përbërjen e parë, ndërsa që nga minuta e parë ka luajtur në ndeshjet kundër Eibarit, Barcelonës dhe Villarrealit.

Ndodhë ndonjëherë që atë e presin para stadiumit ndonjë anëtar i familjes apo dikush prej shokëve, por në përgjithësi udhëton me biçikletë.

 

Zjarr Tv Ad