
Rekord personal dhe kombëtar. Luiza Gega është një “motorr” në pistë, teksa garën e 2000 metrave me pengesa e ka përshkruar për kohën 6:00:07 duke marrë edhe medaljen e bronzit.
Pas kësaj gare, Gega shtoi se ndihet në formë mjaft të mirë dhe se mezi pret të nis përgatitjet për Botërorin i cili zhvillohet në Doka pas 26 ditësh.
“Rekord kombëtar, rekord personal. Vendi i 3. 2000 metra me pengesa 6:00.07. Sot vendosa nje nga rezultatet me te mira te karrjeres time sportive dhe per me teper vazhdoj te ndihem vertet ne forme shume te mirë. Mezi pres te filloj pergatitjet per kampioanatin boteror “Doha 2019” 26 dite dhe #roadtodoha2019 Faleminderit gjitheve per suportin, do te thote vertet shume per mua.”-shkruan Gega.



