Thursday, July 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Lulzim Basha boton libër në prag të zgjedhjeve me titull “Misioni im”…

Lulzim Basha boton libër në prag të zgjedhjeve me titull “Misioni im”…

0
218
Zjarr Televizion Adccccc

Kryedemokrati Lulzim Basha, i futet rrugës së botimeve, pasi në treg ka dalë libri i tij i titulluar “misioni im”, në të cilin flitet për sfidat e opozitës së këtyre 8 viteve, si dhe për arsyet s’e pse Partia Demokratike, duhet të vijë në pushtet.

Në kopertinën që është zgjedhur të jetë e thjeshtë, shihet një foto e kryedemokratit, si dhe titulli i librit me shkronja të kuqe “Misioni im”. Çmimi i librit në treg do të jetë 10 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që kryedemokrati e cilëson këtë një ftesë publike ndaj qytetarëve, për të njohur më shumë vizionin e tij.

 Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij si kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve. Në të janë qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvilllimin e opozitarizmit nën drejtimin e tij, lidhjet e tij familjare dhe personale dhe historikun e tij në përfshirjen në politikën aktive në vend”, thuhet në pasthënien e librit të lideri demokrat Lulzim Bashës.

 

Vijon…

Zjarr Tv Ad