Monday, April 13, 2026
Ballina Aktualitet Lundronte me skaf brenda zonës së kufizuar, policia bllokon mjetin në Sarandë...

Lundronte me skaf brenda zonës së kufizuar, policia bllokon mjetin në Sarandë dhe ndëshkon me dy gjoba pronarin

0
35

Policia e Sarandës ka bllokuar një skaf si dhe ka gjobitur me dy gjoba pronarin.

Bëhet me dije se është bllokuar mjet lundrues skaf dhe ndëshkohet me 2 masa administrative 100.000 lekë dhe 10.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit.

Polici njofton se gjatë dy javëve të para të muajit Gusht, nga Policia Kufitare Sarandë, janë bllokuar 54 mjete lundruese, ndërkohë që përgjatë gjithë sezonit turistik e deri tani, në Sarandë, janë bllokuar gjithsej 86 mjete lundruese.

Zjarr Tv Ad